Gazetaria dhe standardet etike

Ky trajnim është i domosdoshëm për paisjen me çertifikatën e etikës në media e cila do të jepet falas në fund të trajnimit.

Përse shërben ky trajnim ?
Ky trajnim shërben për të gjithë gazetarët, praktikuesit e medias apo persona që punojnë në përditshmërinë e tyre me media, për tu njohur me standardet e gazetarisë etike dhe disa informacione praktike që mund të ndihmojnë në përmirësimin e mjedisit tonë mediatik, duke e bërë atë më pranues, gjithëpërfshirës dhe të drejtë.
online, education, tutorial-3412473.jpg

Vetëm 45 minuta

Ndiqeni kursin me ritmin tuaj! Nga zyra, nga shtëpia apo nga cilido ambjent ku ndodheni, mjaftojnë rreth 45 minuta për të përshkruar të tre modulet e kursit tonë. Në fund të tre moduleve, një pyetësor do të masë njohuritë e marra dhe përgjigja e saktë në shumicën e pyetjeve të pyetësorit do të gjenerojë automatikisht certifikatën tuaj online.
Moduli 1
Kodi i Etikës
Moduli 2
Gjuha e Urrejtjes
moduli 3
Cështja LGBTI+

Pyetje të shpeshta

Historia Ime dhe organizata Pro-LGBT prej disa vitesh tashmë monitorojnë mjedisin mediatik mbi praninë e gjuhës së urrejtjes dhe asaj diskriminuese. Gjatë punës sonë, ne punojmë ngushtë me gazetarët dhe praktikuesit e medias, për të siguruar një raportim sa më të drejtë për komunitetet e pafavorizuara në shoqëri dhe kryesisht komunitetin LGBTI+. Ky trajnim do t’ju jap disa njohuri bazë mbi mjedisin mediatik në Shqipëri, standardet e gazetarisë etike, si edhe disa informacione praktike që mund të ndihmojnë ne punën tuaj të përditshme në media ose me median.

Kursi zgjat mesatarisht 45 minuta deri në 1 orë. Kjo është koha që ne këmi përllogaritur për të ndjekur të tre modulet e tij. Në secilin modul keni tekste, video informuese, raporte e studime, si dhe material shtesë mbi tematikën e trajtuar në modul. Disa materiale janë të detyrueshme, pra ju duhet të lexoni informacionin e dhënë apo të shikoni videot e përzgjedhura, ndërsa sipas dëshirës mund të shpenzoni më tepër kohë duke lexuar materialet shtesë. Angazhimi juaj varet nga koha dhe dëshira që ju keni për t’ju kushtuar kësaj teme.

Historia Ime dhe Pro-LGBT organizojnë rregullisht trajnime mbi këtë temë, me gazetarë të rinj e praktikues të medias. Për shkak të situatës së ndikuar nga pandemia, organizimi fizik për trajnimin është vështirësuar, por ju ftojmë të ndiqni rregullisht postimet tona për tu përditësuar me mundësitë e trajnimeve pranë Historia Ime apo organizatave partnere.

Certifikata gjenerohet automatikisht, pasi ju përfundoni me sukses pyetësorin final. Kjo certifikatë gjenerohet me të dhënat të cilat ju vendosni në momentin e rregjistrimit. Certifikata është e vlefshme pa vulë apo firmë të trajnerëve. Në rast se ju duhen referenca të mëtejshme, mund të na kontaktoni në e-mailin tonë [email protected], duke bashkëngjitur kopjen elektronike të certifikatës dhe ne mund të vërtetojmë pjesëmarrjen tuaj në këtë kurs online.

KUJDES: Ju lutem përdorni emrin dhe mbiemrin tuaj të saktë në momëntin e rregjistrimit, si dhe një adresë e-maili të vlefshme!

 

Për pyetje të mëtejshme, mos hezitoni të na kontaktoni.

Njihuni me ne

Ja cilët janë trajnerët që do të shoqërojnë gjatë leksioneve

sidita-zaja-200x200
Sidita Zaja

Sidita Zaja ka qenë aktive në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut me një fokus të veçantë te personat LGBT. Sidita ka përfunduar studimet Bachelor në Drejtësi në Shqipëri dhe zotëron një Diplomë LLM në të Drejtë Ndërkombëtare Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Sidita ka përvojë në fushat e ndërtimit të kapaciteteve, ngritjes së vetëdijes qytetare dhe avokimit. Ajo ka qenë e përfshirë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut që nga themelimi i qendrës së parë LGBT në 2009 në një vend me kontekst social shumë të vështirë, si Shqipëria. Ekspertiza e saj fokusohet në çështjet e orientimin seksual dhe të identitetit gjinor, dhunën në familje drejtuar ndaj grave dhe vajzave dhe në koordinimin e projekteve me në fokus zhvillimin dhe demokratizimin. Aktualisht puna e saj është e fokusuar në sektorin e zhvillimit, ngritjen e kapaciteteve dhe avokimin me në fokus të rinjtë LGBT si dhe parandalimin e dhunës ndaj komunitetit. Sidita aspiron që me punën e saj të kontribuojë në rritjen e standardeve të jetesës për personat LGBT dhe grupet e tjera vulnerabël në Shqipëri dhe shpreson që brezat e rinj të rriten me lirinë e të shprehurit pa frikë të identitetit të tyre gjinor dhe orientimit seksual.

emiljano kazizaj 500x500
Emiljano Kaziaj

Emiljano Emiljano Kaziaj është studiues i medias dhe komunikimit, me fokus në të drejtat e njeriut. Ai ka titullin Doktor Shkencash në Komunikim, dhënë nga Universiteti i Ghentit, Belgjikë. Prej vitesh bashkëpunon me Historia Ime në fushën e monitorimit të medias, autor i dy raporteve të përvitshme të monitorimit të gjuhës diskriminuese në vitin 2018 dhe 2019.

besar-likmetaj-400x400-1
Besar Likmetaj

Redaktor për Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Investigative në Shqipëri – BIRN Albania. Likmeta ka punuar si gazetar që nga viti 2003, në shtypin e shkruar, online dhe në televizion, duke kontribuar shkrime për publikime si Foreign Policy, The Sunday Telegraph, Christian Science Monitor, etj. Likmeta është fituesi çmimit CEI/SEEMO për merita në gazetari investigative për vitin 2009.

error: Kujdes! Ky material mbrohet nga Copyright.