Ke nevojë për ndihmë?

Për pyetje të mëtejshme, mos hezitoni të na kontaktoni.

Historia Ime

Rruga Fadil Rada, Pazari i Ri

Telefono

+355 68 1213456789

Na ndiq në rrjete sociale

Historia Ime dhe organizata Pro-LGBT prej disa vitesh tashmë monitorojnë mjedisin mediatik mbi praninë e gjuhës së urrejtjes dhe asaj diskriminuese. Gjatë punës sonë, ne punojmë ngushtë me gazetarët dhe praktikuesit e medias, për të siguruar një raportim sa më të drejtë për komunitetet e pafavorizuara në shoqëri dhe kryesisht komunitetin LGBTI+. Ky trajnim do t’ju jap disa njohuri bazë mbi mjedisin mediatik në Shqipëri, standardet e gazetarisë etike, si edhe disa informacione praktike që mund të ndihmojnë ne punën tuaj të përditshme në media ose me median.

Kursi zgjat mesatarisht 45 minuta deri në 1 orë. Kjo është koha që ne këmi përllogaritur për të ndjekur të tre modulet e tij. Në secilin modul keni tekste, video informuese, raporte e studime, si dhe material shtesë mbi tematikën e trajtuar në modul. Disa materiale janë të detyrueshme, pra ju duhet të lexoni informacionin e dhënë apo të shikoni videot e përzgjedhura, ndërsa sipas dëshirës mund të shpenzoni më tepër kohë duke lexuar materialet shtesë. Angazhimi juaj varet nga koha dhe dëshira që ju keni për t’ju kushtuar kësaj teme.

Historia Ime dhe Pro-LGBT organizojnë rregullisht trajnime mbi këtë temë, me gazetarë të rinj e praktikues të medias. Për shkak të situatës së ndikuar nga pandemia, organizimi fizik për trajnimin është vështirësuar, por ju ftojmë të ndiqni rregullisht postimet tona për tu përditësuar me mundësitë e trajnimeve pranë Historia Ime apo organizatave partnere.

Certifikata gjenerohet automatikisht, pasi ju përfundoni me sukses pyetësorin final. Kjo certifikatë gjenerohet me të dhënat të cilat ju vendosni në momentin e rregjistrimit. Certifikata është e vlefshme pa vulë apo firmë të trajnerëve. Në rast se ju duhen referenca të mëtejshme, mund të na kontaktoni në e-mailin tonë [email protected], duke bashkëngjitur kopjen elektronike të certifikatës dhe ne mund të vërtetojmë pjesëmarrjen tuaj në këtë kurs online.

KUJDES: Ju lutem përdorni emrin dhe mbiemrin tuaj të saktë në momentin e regjistrimit, si dhe një adresë e-maili të vlefshme!

Për pyetje të mëtejshme, mos hezitoni të na kontaktoni.

error: Kujdes! Ky material mbrohet nga Copyright.